Nuk i shpëton sulmit në zemër: Vdes artistja me famë botërore (Foto)
Një nga artistet më të mirë të Britanisë u gjet e vdekur në dyshemenë e banjos nga bashkëshorti i saj pasi kishte pasur sulm në zemër, ndërsa ishte shtatzënë në muajin e gjashtë muaj.
Piktorja fituese e disa çmimeve Francesca Lowe, 37 vjeçare u gjetë e vdekur në shtëpinë e saj në Stoke Newington, në veri të Londrës.
Bashkëshorti i saj Gavin Nolan e kishte gjetur në dhomën e shtëpisë së tyre pa shenja jete.
Lowe kishte studiuar në Shkollën e Akademisë Mbretërore, dhe krijimtaria e saj u prezantua në Londër, Nju Jork dhe Pekin.
Ajo kishte përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Bienalen e Pekinit në Muzeun Kombëtar të Arteve në vitin 2008 dhe fitoi Çmimin e “Red Mansion Prize” në vitin 2003 dhe çmimin “Deutsche Bank Pyramid për Artin e Bukur” vitin e kaluar.
Edhe pse ambulanca kishte arritur brenda shtatë minutave prejse e kishte lajmëruar burri i saj, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur ajo nuk mundi të jetojë./Periskopi/