Nuk pranoi të nënshkruajë një grand prej 10 mijë euro për shokun e Alban Krasniqit, shkarkohet Sekretari i MAPL
Pushteti e ka kaluar në heshtje shkarkimin e Sekretarit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fehmi Zena.
Javën e kaluar, Zena është shkarkuar nga ministri, Elbert Krasniqi. Periskopi ka raportuar se vendimi i ministrit kishte pasuar pas një zënke verbale që e kishte më këshilltarin e tij, Alban Krasniqin.
Periskopi ka zbuluar detaje të reja lidhur më këtë rast, se bashkëshorti i ministres, Albulena Haxhiu ka tentuar që t’i jepen 10 mijë euro, përmes fondit të UNDPS, një shokut të tij, por Sekretari nuk ka pranuar që të nënshkruaj vendimi.
“Alban Krasniqi edhe ish zv.sekretari Fehmi Zena janë zënë sepse Albani ka kërku me ja jep një kompanie 10 mijë euro përmes sekretarit që sekretari me nënshkru, po ky nuk ka pranu dhe qaty ka fillu konflikti. Behet fjalë për A.K, një shok i Albanit”, ka bërë të ditur një burim i mirë informuar për Periskopin.
Lidhur më këtë, Periskopi e ka kontaktuar edhe Alban Krasniqin, por nuk ka pranuar të flas nëpërmjet telefonit, me arsyetimin se është zënë. Më pas Periskopi i është drejtuar edhe më shkrim nëpërmjet telefonit, por zoti Krasniqi nuk ka pranuar të përgjigjet.
“Nuk dua të flas asgjë lidhur më këtë ngjarje”, ka thënë ndërmjet telefonit për Periskopin edhe ish-sekretari, Fehmi Zena.
Fehmi Zena, para rreth një muaji është emëruar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si zv. Sekretar i Përgjithshëm. Por, këtë pozitë e mbajtur veç dy javë. Para dy javësh ai ka qenë duke e kryer punën e Udhëheqësit të Departamentit për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë në Këshillin Prokurial të Kosovës.
Tash, sekretar në MAPL është emëruar, Trim Berisha, i cili është djali i kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha.
Më 5 gusht 2022, Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi. Ai shkon çdo ditë në punë në këtë institucion. /Periskopi/
Lexo edhe: