“Nuk po më besohet që shkove”, postimi prekës i Skivit për vrasjen e shokut të tij Albert Krasniqi
Këngëtari kosovar Visar Shala, i njohur si Skivi në botën e shoëbizit, ka reaguar për vrasjen e shokut të tij, Albert Krasniqit.
Skivi përmes një postimi në llogarin e tij në instagram ka thënë se Alberti ishte shoku i tij më i mirë dhe besnik që ka pasur ndonjëherë.
Tutje, ai tha se Alberti i kishte qëndruar reperit kosovar afër në momentet më të vështira.
Më poshtë gjeni reagimin e tij.
“Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret?Pse? … Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe ?”.
Kujtojmë se për vrasjen e Albert Krasniqit u arrestuar babai i tij, Skender Krasniqi, si i dyshuari kryesor.
Albert Krasniqi ishte i afërm me grupin Baba Stars dhe një kohë menaxher i grupit.