Nuk pendohen: Tifo-grupi “Xhebrailat” kështu e arsyetojnë sulmin ndaj autobusit të klubit të Llapit

Nuk pendohen: Tifo-grupi “Xhebrailat” kështu e arsyetojnë sulmin ndaj autobusit të klubit të Llapit

Skuadra e Ballkanit e ka fituar takimin e xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani me golin e shënuar nga Ermal Krasniqi arrit t’i paketojë tre pike të plota, shkruan Periskopi.

Por, përkundër fitores minimale ndaj llapjanëve, dike e ka penguar prezenca e tyre në qytetin e Suharekës.

Sipas disa fotografive që qarkullojnë në rrjete sociale shihet se një person ka goditur me gur autobusin e KF Llapit.

Por, tifo-grupi nga suhareka “Xhebrailat” kanë dhënë një arsyetim lidhur me këtë ngjarje, por ata nuk janë penduar për veprimin e bërë, pasi thonë se klubi Llapit nuk i kishte pritur mirë ata asnjëherë.

“SUHAREKA për shumë vende o Paris, kur nuk pret mirë mos prit me të prit mirë”, thuhet në njoftimin e “Xhebrailave”.

Shpërndaje në: