Nuk ndjeni dëshirë për seks, ja shpjegimi

Nuk ndjeni dëshirë për seks, ja shpjegimi

Për shumicën e njerëzve, tërheqja seksuale dhe dëshira janë dy nga forcat lëvizëse më të fuqishme të jetës. Por disa njerëz nuk i përjetojnë ato në këtë mënyrë, në të vërtetë ata nuk i përjetojnë aspak ato. Rreth 1% e popullsisë janë aseksualë, sipas një studimi të vitit 2004.

Çfarë është aseksualiteti?

Një person i cili është aseksual nuk përjeton dëshirë seksuale apo tërheqje. “Ndërsa heteroseksualët joshen seksualisht te njerëzit e seksit të kundërt, dhe homoseksualët tërhiqen nga njerëz të të njëjtit seks, aseksualët nuk tërhiqen nga askush.

Aseksualiteti ndryshon nga dëshira e ulët seksuale. Dëshra e ulët seksuale është një çrregullim mjekësor, ndërsa aseksualiteti jo. Aseksualiteti është orientim, është mënyra sesi është një person.

Po në lidhje me romancën dhe dashurinë?

Seksualiteti dhe romanca janë dy gjëra të dallueshme. “Dikush që është aseksual gjithsesi mund të formojë një marrëdhënie romantike me një person tjetër, ata thjesht nuk ndiejnë nevojën për të shprehur ndjenjat e tyre romantike përmes marrëdhënieve seksuale ose shprehjeve të tjera seksuale”, shpjegon eksperti Goerlich.

A do të thotë kjo se aseksualët nuk bëjnë seks?

Ashtu si disa njerëz përjetojnë tërheqje seksuale ndaj partnerëve me të cilët nuk kanë përfshirje romantike apo interes në takim, njerëzit që janë aseksualë mund të përjetojnë tërheqje romantike dhe duan të dalin pa elementin seksual. Megjithatë pavarësisht se nuk ka dëshirë për seks, njerëzit që janë aseksualë mund të vendosin ta kenë atë gjithsesi. Ka disa arsye përse ata mund të vendosin të bëjnë seks: ata mund të duan fëmijë, mund të jetë një mënyrë për të kënaqur një partner që ndjen dëshirën seksuale, ose thjesht të dinë se çfarë është.

Shpërndaje në: