Nuk ndalet Kosova, turpëron edhe Shqipërinë në European Challenger
Dardanët e rinj nuk kanë të ndalur në turneun që po mbahet në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës U16 në basketboll po shkëlqen në turneun FIBA European Challenger, i cili po mbahet në qytetin e Prishtinës.
Kosova ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi, kësaj radhe duke mposhtur kombëtaren e Shqipërisë, shkruan Periskopi.
Dardanët triumfuan me rezultatin 103:46 (24:11, 25:16, 25:12 dhe 29:7).
Kosova paraprakisht triumfonte ndaj kombëtareve si Malta, Moldavia dhe Gjibraltari. /Periskopi/