Nuk ndalen zhvillimet – Neymar i ofron numrin 10 Messit, argjentinasi e refuzon

Nuk ndalen zhvillimet – Neymar i ofron numrin 10 Messit, argjentinasi e refuzon

Neymar është i gatshëm të bëjë çmos për të afruar Lionel Messin te skuadra e Paris Saint Germain.

Raportimet e fundit nga RMC Sport bëjnë të ditur se Neymar është përfshirë personalisht për të bindur Messin që t’i bashkohet skuadrës së PSG.

Sipas RMC, Neymar ka ofruar numrin 10 për lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, transmeton Periskopi.

Argjentinasi raportohet të ketë refuzuar për momentin këtë mundësi. Kjo nuk do të konsiderohet nga ai edhe nëse i thotë po skuadrës së PSG.

Kujtojmë se muaj më parë Neymar fliste se si ëndërron të luajë krah Messit përsëri, pas aventurës së tyre te Barcelona. Duket se kjo gjë tashmë është më afër se kurrë që të ndodh. /Periskopi/

Shpërndaje në: