“Nuk mund të bëj kundër atyre që janë lënduar nga humbja në Prishtinë”- Xhaferi tregon çka i tha Kurti në një takim për projektin e unazës së kryeqytetit

“Nuk mund të bëj kundër atyre që janë lënduar nga humbja në Prishtinë”- Xhaferi tregon çka i tha Kurti në një takim për projektin e unazës së kryeqytetit

Drejtori për Investime Kapitale, në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7.

I pyetur se pse po vonon unaza e kryqeytetit nga gazetari Maxhuni, Xhaferi mes tjerash përmendi një takim me kryeministrin Kurti për një projekt për unazën e jashtme të kryeqytetit që e kanë dorëzuar në ministri të Infrastrukturës, me të cilin 60 milionë euro ishin donacion, ndërsa 150 milionë euro kredi e butë e aprovuar. I cili projekt u pezullua nga ministria pa dhënë informacione.

Xhaferi tregoi se çfarë i kishte thënë kryeministri Kurti në takimin për këtë çështje.

Kryeministrin e kemi taku me kryetarin e Prishtinës, shefin e kabinetit, drejtorin e urbanizmit edhe ministrin e Financave. Dhe përgjigjia e tij ka qenë kështu:

‘Ata që më kanë pru mu këtu janë të lënduar me humbjen në Prishtinës dhe nuk mundem me bo ndesh  kundër vullnetit të tyre!’

Logjika e tillë është shqetësuese dhe si të tillë e shohim.”- u shpreh ai.

Për pë tepër kliko VIDEO’n:

 

Shpërndaje në: