Nuk morën leje, skuadra serbe e hendbollit nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Nuk morën leje, skuadra serbe e hendbollit nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Skuadra serbe RK Arilje është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje, pasi nuk ishin të pajisur me leje.

Skuadra serbe, RK Arilje kishte në plan që të vinte në Kosovë dhe të ndeshej me skuadrën nga Mitrovica e Veriut, RK Trepca, por u ndaluan nga autoritetet kosovare në pikën kufitare në Jarinje.

Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra në rrjetin e tyre social, Facebok. Skuadra deklaroi se Policia e Kosovës nuk u ka lejuar të hyjnë pasi nuk kanë aplikuar për leje paraprakisht.

Sipas marrëveshjes së Brukselit, çdo aktivitet që planifikohet të ndodhë në Kosovë duhet të ketë lejen paraprakisht nga Ministria e Jashtme. Në bazë të marrëveshjes, Policia me profesionalizëm dhe përpikshmëri u ka ndaluar hyrjen skuadrës serbe.

RK Arilje deklaroi se ndeshja do të zhvillohet në një teren neutral në Serbi.

Më poshtë mund të shihni postimin e skuadrës hendbollistike, RK Arlije.

Shpërndaje në: