Nuk mjaftojnë dy golat e Çekiçit, Konyaspori dështon të fitojë
Konyaspori ka dështuar të ruajë epërsinë prej një goli, duke ndarë pikët me Trabzonsporin. Ndeshja përfundoi me rezultatin baras 2:2. Të tre futbollistët shqiptarë për Konyasporin, Zymer Bytyçi, Endrit Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi ishin titullarë.
Fjalën kryesore për skuadrën e Konyasporin e kishte mesfushori Çekiçi, i cili shënoi dy gola.