Nuk miratohen rekomandimet e VV’së dhe LDK’së

Periskopi.com Lajme

Pas dështimit të djeshëm, për votim të rekomandimeve të VV’së dhe LDK’së, të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale, sot vazhdoi seanca ku u hodhën në votim këto rekomandime.

Fillimisht këto rekomandime nuk u miratuan me 45 vota kundër dhe 39 për.

Pasi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i hodhi në votim dhe votimi përfundoi, opozita u ankua pasiqë nuk kishin arritur të votonin të gjithë deputetët, raporton Periskopi.

Veseli kundërshtoi përsëritjen e votimit, mirëpo pas presionit të opozitës ai pranoi që të shkohet në rivotim.

Mirëpo, sërish këto rekomandime nuk kaluan. Nga 107 deputetë, 49 votuan për ndërsa 58 kundër. /Periskopi/