Nuk kishte ndodhur nga viti 2014, Brazili kërkon fatin e kualifikimit në vazhdime
Rezultati ishte 0 me 0 dhe tashmë vazhdimet ose penalltitë do të vendosin për kombëtaren që do të kalojë tutje.
Kombëtarja nga Amerika Latine e dominoi pjesën e dytë, por që portieri i Kroacisë, Livakovic ishte i jashtëzakonshëm me pritjet e tij.
Brazili nuk kishte luajtur kohë shtesë në Kupën e Botës që nga viti 2014, kur u përball me Kilin. Në atë ndeshje, Canarinha përfundoi duke avancuar me penallti.