Nuk ka qetësi në basketbollin kosovar, ndërpritet ndeshja Peja – Prishtina
Është ndërprerë ndeshja derbi e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Pejës dhe Prishtinës.
Gjyqtarët vendosën për ndërprerjen e ndeshjes dhe dërgimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes.
Deri te ky vendim erdhi si shkak i fyerjeve dhe sharjeve në kor nga tifozët vendas.
Gjyqtarët gjithashtu kanë vendosur për zbrazjen e palestrës sportive “Karagaçi”.
Ndeshja u ndërpre kur në semafor koha e mbetur ishte 2:02 deri në fundin e saj.
Peja po udhëheq në këtë ndeshje me rezultatin 71:66.
Vlen të theksohet se ndërprerjet e ndeshjeve janë bërë të zakonshme këtë sezon.