Nuk ka medalje për Kukën, mposhtet me ippon

Nuk ka medalje për Kukën, mposhtet me ippon

Loriana Kuka e ka mbyllur aventurën në Kampionatin Evropian pa medalje.

Loriana që nisi në mënyrën më të mirë duke mposhtur ukrainasen Anastasia Turchyn në raundin e dytë dhe pastaj holandezen Bernardette Graf në çerekfinale, u mposht në gjysmëfinale nga Guusje Stennhuius.

Ajo ishte e pafat edhe në ‘repechage’, meqenëse u mposht nga francezja Fanny Estelle me ippon.

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë kampionat Evropian, Kosova u stolis me tri medalje, dy të arta nga Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi dhe një të bronztë përmes Nora Gjakovës.

Shpërndaje në: