Nuk ka më si Drogba, videoja e tij duke luajtur me shpinë është ‘shkollë’ për sulmuesit e sotëm
Didier Droba është padyshim një prej sulmuesve më të mëdhenj në histori të Premier Leagues.
Lojtari më i mirë në histori të klubit, së bashku me Frank Lampardin dhe John Terryn, ish-sulmuesi nga Bregu i Fildisht ka shënuar 164 gola në 361 paraqitje për ‘Të Kaltërit’ në dy periudha, transmeton Periskopi.
Drogba ka fituar shumë trofe me klubin nga perëndimi i Londrës, përfshirë katër tituj të Premier Leagues, katër trofe FA Cup, tri Kupa të Ligës dhe një Champions League.
Pa Drogban, e drejtë të supozojmë se Chelsea nuk do ta kishte fituar trofeun e Champions Leagues më 2012.
Ishte goli i tij dramatik me kokë në finalen kundër Bayern Munichut që e dërgoi ndeshjen në vazhdime, para se të konvertonte penalltinë e fitores në 11-metërsha.
Kjo fitore ia cementoi statusin Drogbas te Chelsea si legjendë. Askush që ka lidhje me ‘Stamford Bridgen’ kurrë nuk do të thotë asgjë të keqe për të.
Për sytë e shumicës së fansave të Chelseat, Drogba është sulmuesi më i mirë në histori të Premier Leagues.
Mirëpo, kur ‘FourFourTëo’ renditi top 30 sulmuesit e PL që nga viti 1992, Drogba zuri vetëm vendin e tetë, prapa Thierry Henryt, Alan Shearerit, Sergio Agueros, Eric Cantonas, ëayne Rooneyt, Dennis Bergkampit dhe Luis Suarezit.
Sidoqoftë, sa i përket lojës me shpinë nga goli, ai ishte mjeshtër i vërtetë.
Një video brilante dy-minutëshe tregon Drogban duke dhuruar ‘masterklas’ sa i përket lojës me shpinë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
How to play with your back towards goal, a masterclass by Didier Drogba
[@didierdrogba] pic.twitter.com/OI7N6Ig03l
— Wolf (@WolfgangFonso) March 23, 2021