Nuk ka më engjëj në pasarelë! Zbulohet arsyeja përse Victoria’s Secret anuloi shfaqjen pas 23 vitesh

Nuk ka më engjëj në pasarelë! Zbulohet arsyeja përse Victoria’s Secret anuloi shfaqjen pas 23 vitesh

Pas 23 vitesh Victoria’s Secret nuk do të ketë më shfaqjen e përvitshme.

Këtë vjeshtë, ndryshe nga vitet e tjera nuk do të ketë modele si engjëj që ecin në pasarela për të prezantuar koleksionin e të brendshmeve.

Mediat e huaja shkruajnë se shtëpia e modës është duke menduar për një formë tjetër prezantimi dhe deri atëher do të na duhet të presim.

Këtë vit Victoria’s Secret ka pasur probleme të shumta në shitje, pasi shefi i tyre i marketingut bëri një koment që nuk u prit mirë nga publiku.

Ai u shpreh se me veshjet e tyre nuk përfaqësojnë femrat me masë më të madhe se S dhe as komunitetin LGBT.

Pas kësaj disa gra dolën në protestë dhe shitjet e kompanisë u ulën ndjeshëm.

Shpërndaje në: