Nuk ka konsistencë për Man Unitedin, ndalet nga Southamptoni në javën e dytë të PL

Nuk ka konsistencë për Man Unitedin, ndalet nga Southamptoni në javën e dytë të PL

Manchester Unitedi ishte në qiellin e shtatë pas fitores 5-1 kundër Leedsit në javën e parë të Premier Leagues, por zbriti me këmbë në tokë këtë javë.

‘Djajt e Kuq’ kësaj radhe patën punë me Southamptonin si mysafirë, teksa hasën në rezistencë të pashoq nga nikoqirët, shkruan Periskopi.

Ishte Southamptoni ajo që e para kaloi në epërsi me anë të një goli në minutën e 30-të, i cili u llogarit si autogol nga Fred, i cili devijoi goditjen e Charlie Adam nga brendësia e zonës.

Unitedi golin e barazimit e gjeti në minutën e 55-të përmes Mason Greenwood, pas disa veprimeve brilante nga Paul Pogba në zonë.

Pavarësisht tentativave të skuadrës së Ole Gunnar Solskjaerit, gola të tjerë nuk pati deri në fund dhe United tash grumbullon katër pikë dhe zë pozitën e katërt, të cilën edhe mund ta humbas varësisht prej rezultateve të ndeshjeve tjera. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: