Nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë

Nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një klubi të natës, deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur derisa 155 persona raportohet se janë lënduar.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari, deklaroi se nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë.

“Nuk kam informacion të tillë”, deklaroi ai shkurtimisht për Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, për të mësuar nëse eventualisht ndonjë shtetas i Kosovës është prekur nga kjo tragjedi, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Shpërndaje në: