Nuk ka gola as në pjesën e parë të vazhdimeve, Man United-Villarreal edhe 15 minuta ‘fore’ para penalltive

Nuk ka gola as në pjesën e parë të vazhdimeve, Man United-Villarreal edhe 15 minuta ‘fore’ para penalltive

Ka përfunduar edhe pjesa e parë e vazhdimeve në finalen e Europa Leagues mes Villarrealit dhe Manchester Unitedit.

Rezultati vazhdon të jetë 1-1, shkruan Periskopi.

Skuadra spanjolle kaloi e para në epërsi në minutën e 29’ me golin e realizuar nga Moreno, por ajo angleze i barazoi shifrat në minutën e 55’ përmes golit të Edinson Cavani.

Edhe 15 minuta shpresë për golin e fitores për të dy skuadrat, para penalltive. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: