Nuk ka fitues në ndeshjes Napoli-Inter

Nuk ka fitues në ndeshjes Napoli-Inter

Derbi italian mes Napolit dhe Interit ka përfunduar pa fitues.

Dy skuadrat zhvilluan lojë ofensivë, por në fund rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Ishte portieri Samir Handanovic që shënoi autogol në përpjekje për të ndalur goditjen e Insignes (36′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Gjatë pjesës së dytë, Inter barazoi rezultatin përmes mesfushorit Christian Eriksen.

Danezi shënoi supergol përmes një gjuajtje ‘raketë’ nga distanca (55′).

Inter mban kreun me 75 pikë, derisa Napoli renditët në pozitën e pestë me 60 sosh.

Shpërndaje në: