Nuk ka fitues në kohën e rregullt, finalja mes Chelsea dhe Villarreal do të vendoset pas vazhdimeve

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, finalja mes Chelsea dhe Villarreal do të vendoset pas vazhdimeve

Chelsea dhe Villarreal nuk kanë gjetur fitues në 90 minutat e rregullta të finales së Superkupës së Evropës.

‘Blutë’ si fitues të Champions League pritej të kishin punë më të lehtë ndaj fitueses së Europa League, Villarreal, por si gjithnjë, futbolli ka befasitë e këndshme, shkruan Periskopi.

Londinezët kaluan të parët në epërsi gjatë këtij takimi, kur në minutën e 27’ Hakim Ziyech shënonte për 1:0, pas asistimit të Kai Havertz.

Chelsea e mbylli pjesën e parë me avantazh, por në pjesën e dytë Unai Emery gjeti përgjigje për Tuchel.

Duhej të vinte minuta e 73’ që Gerard Moreno të gjente rrejtën dhe të rikthente balancën në rezultatin e ndeshjes.

Goli i Moreno ishte vendimtar për kohën e rregullt të finales dhe tani gjithçka do të vendoset pas vazhdimeve. /Periskopi/

Shpërndaje në: