Nuk ka fitues në duelin e fortë Spanjë – Gjermani
Spanja dhe Gjermania kanë barazuar 1:1 në ndeshjen derbi në Kupën e Botës.
Përkundër golave të paktë, ndeshja ishte mjaft e bukur me raste të shumta.
Ishte minuta e 40-të, kur Antonio Rudiger realizoi, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 62-të, i inkuadruari në lojë, Alvaro Morata realizoi për epërsinë e spanjollëve.
Në të 83-tën, Fullkrug barazoi shifrat dhe ia dha një pikë Gjermanisë.
Me këtë barazim, Spanja shkon në kuotë e katër pikëve në vendin e parë në grupin E.
Në anën tjetër, përkundër barazimit, Gjermania mbetet e fundit me një pikë dhe do të kërkojë kualifikimin në xhiron e fundit.