Nuk ka fitues mes Liverpool dhe Chelsea – ndahen pikët në spektaklin e ‘Anfield’

Nuk ka fitues mes Liverpool dhe Chelsea – ndahen pikët në spektaklin e ‘Anfield’

‘Anfield’ ishte arena ku u zhvillua një ndeshje spektakli mes Liverpool dhe Chelsea, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.

Një ndeshje që tregoi gola, penallti, karton të kuq, dhe ritëm të lartë loje, nuk tregoi fitues, shkruan Periskopi. Skuadrat u ndanë me rezultatin e barabartë, 1:1.

Golin e gjeti fillimisht skuadra mysafire, me anë të Kai Havertz, i cili me një goditje me kokë i dha epërsinë Chelsea në minutën e 22’.

‘Blutë’ kishin kontrollin e lojës dhe kishin edhe dy dalje të mira, por pasimet e gabuara një herë nga Lukaku, e më pas nga Havertz, nuk mundësuan dyfishim të epërsisë.

Chelsea humbi kontrollin e lojës në minutën e 45+3, kur Reece James luajti me dorë në zonë, dukë shkaktuar penallti për Liverpool dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Këtë penallti të akorduar e konvertoi në gol Mo Salah, për rezultatin 1:1.

Në pjesën e dytë, Liverpool diktoi gjithçka, por nuk theu dot mbrojtjen e Chelsea. Rastet më të mira për ‘Reds’ erdhën me Robertson e Henderson, por Mendy ishte në disponim të mirë.

Kësisoj, Liverpool dhe Chelsea kanë ndarë pikët në kryendeshjen e javës në Premier League. Të dyja skuadrat tashmë numërojnë nga shtatë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: