“Nuk ka ditë që nuk më shkruajnë…”, Arta Bajrami flet për një shqetësim
Arta Bajrami ka ngritur një diskutim një çështje me rëndësi.
Arta Bajrami është një emër shumë i dashur për publikun, ajo numëron shumë projekte muzikore në karrierën e saj si këngëtare, shkruan lajmi.net.
Në një postim në Instagram, këngëtarja thotë se nuk ka ditë që nuk i shkruajnë apo thërrasin gra të cilat nuk punojnë dhe nuk kanë si të kujdesen për fëmijët.
Ajo pyet organet përgjegjëse të vendit se kur do të themelohen fonde që do t’i mbështesin këto gra dhe se kur do t’i marrin ndihmat e shtetin.
“Nuk ka ditë që nuk më shkruajn apo thërrasin në telefon gra (shpesh gra të veja) me fëmi të vegjël të cilat nuk kan mundësi të punojnë, sepse nuk gjejnë punë ose sepse kan shumë fëmij për tu kujdesur dhe nuk munden të punojnë. Këto gra më drejtohen mua për tu ofruar ndihmë financiare sepse nuk kanë as bukë për ti ushqyer fëmijët e tyre. Kur do të themelohen fonde shtetrore që do ti mbështesin këto gra? Ku jan shtesat që prindërit duhet ti marrin për çdo fëmijë? Këto gra po e ndihmojnë shtetin duke shtuar natalitetin, ata fmi neser do jenë fuqia punëtore e këtij shteti. kur do ti përkrah shteti kto familje, kur do të ketë një adresë ku mund të drejtohen këto gra?”, ka shkruar Arta.