Nuk ka dal kurrë në ekran, Eva Murati merr surprizën speciale në emision
Eva Murati ka marrë një nga surprizat më speciale mbrëmjen e djeshme në ekran. Moderatorja e “Champions League” ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” dhe gjatë tij ka marrë një videomesazh nga vëllai i saj më i vogël, që shfaqej për herë të parë edhe në ekran.
Ai u shpreh se është shumë krenar për Evën dhe se është një frymëzim për të, sepse i pëlqen gjithë forca e këmbëngulja e së motrës.
Moderatorja u emocionua nga mesazhi i tij dhe u shpreh se ishte i vetmi që nuk ishte angazhuar në televizion për ta surprizuar.
“Është hera e parë që del në ekran dhe ishte një surprizë shumë e këndshme. Ai është i vogli i shtëpisë, është ëmbëlsira e shtëpisë. Është shoku im më i mirë dhe besnik. Edhe unë kam qenë shumë aventuriere, çunake që në fëmijëri dhe gjithë rrëmujën në familje e bëja unë me vëllain. Ai është shumë i ndjeshëm, i urtë, i lexuar, i zgjuar. Na thotë gjëra të ndryshme, kuriozitetet dhe na fut më tepër në botën e tij. Dhe ne shpesh bëjmë shaka, me atë kujdesin që ka për mua mamin dhe motrën, i themi lum nusja që do të marrë”, u shpreh Eva e emocionuar.