Nuk ju zë gjumi? Provoni të vendosni hudhrën nën jastëk (Video)
Keni probleme me gjumin? Mos u shqetësoni, pasi zgjidhjen mund ta gjeni fare lehtësisht tek hudhra. Mos u çudisni, pasi përbërësit që gjenden te hudhra, ju bëjnë të relaksoheni dhe do t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë, të rimerrni energjinë tuaj për ditën tjetër.
Para se të flini, sigurohuni që të vendosni hudhrën poshtë jastëkut.
Ky sekret i vjetër i familjes, është përdorur për të përmirësuar cilësinë e gjumit për breza me radhë, veçanërisht te njerëzit që e kanë vështirë të bien në gjumë. Nëse vendosni një hudhër nën jastëk çdo natë, përbërësit dhe aroma e saj kanë një efekt qetësues, që ndihmon të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj.