Nuk jeni gati për të patur një fëmijë? Nuk duhet të ndiheni në faj pasi ka një shpjegim

Nuk jeni gati për të patur një fëmijë? Nuk duhet të ndiheni në faj pasi ka një shpjegim

Në ditët e sotme gjërat janë mjaft ndyrshe sepse shoqëria zhvillohet nga dita në ditë dhe gjërat primare për secilin janë të ndryshme. I kushtohet më shumë rëndësi karrierës, zhvillimit personal, vizitimit të vëndeve të ndryshme të botës, dhe harrojmë anën personale, krijimin e familes. Por kjo nuk është gjithmonë kështu pasi jo më patjetër familja quhet vetëm ajo me fëmije dhe eprindërit brenda. Ka nga ato çifte të cilët dhe pse tingëllon keq nuk janë gati për të mirpritur fëmijë apo thjesht nuk duan.

Ekziston një besim shumë tradicional që e dëgjojmë shpesh dhe tashmë nuk flitet për të si një zgjedhje por si dicka e padiskutueshme: të gjitha çiftet e martuara duhet të kenë fëmijë. Na vjen keq që t’ja u prishim “traditën” po nuk ka pse të jetë gjithmonë kështu! Mund të ketë qenë një domosdoshmëri gjatë qytetërimit të hershëm për të rritur popullësinë, por tani nuk jetojmë më në Epokën e Gurit. Kjo është bota moderne me një popullsi që zhvillohet dhe rritet në numër çdo 12 sekonda! Lulëzimi I ekonomisë së botës nuk mbështetet në zgjerimin e familjes, nuk është kjo dicka vendimtare.

Të kesh fëmijët mund të jetë një përvojë e mrekullueshme, e plotësuar dhe e dashur për ty dhe familjen tënde … Por nëse dëshiron me të vërtetë t’i kesh ato. Ndërsa shumë prindër i duan fëmijët e tyre (edhe nëse nuk e kanë planifikuar fillimisht), të tjerët (nën presionin e shoqërisë) mund të ndihen të trishtuar dhe të stresuar, gjë që reflektohet në stilin e tyre të prindërimit. Sigurisht, gjyshërit duan nipër dhe mbesa, por mos harroni se ju duhet të vendosni nëse doni të keni fëmijë. E keni ju në dorë të përcaktoni kushtet e lumturisë – NUK jeni prindërit tuaj. Dhe kjo është diçka që duhet ta pranoni. Për ata që nuk janë të sigurt nëse duan fëmijë apo jo.

Shpërndaje në: