‘Nuk je tuj e lënë me bë punën zonja’ – Sami Kurteshi shkon e përzihet te fletëvotimet, përplaset me Egzon Pacollin e LDK-së

‘Nuk je tuj e lënë me bë punën zonja’ – Sami Kurteshi shkon e përzihet te fletëvotimet, përplaset me Egzon Pacollin e LDK-së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi është përplasur me një vëzhgues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të hënën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Përplasja erdhi si pasojë e një vote, e cila sipas LDK-së është e pavlefshme.

Sami Kurteshi: Jo jo, qito jo, qajo kur shifet pak atëherë pak.

Vëzhguesi: Jo, jo ajo nuk shifet subjekti, është fjala për subjektin.

Egzon Pacolli: Ti je tuj bo presion po kjo është e pavlefshme.

Sami Kurteshi: (Ti je…?)

Egzon Pacolli, vëzhgues i LDK-së.

Sami Kurteshi: Më fal, vec më fal.

Egzon Pacolli: Këqyre me sy apo shihet a? ku është fletëvotiimi i plotë qitu?

Pacolli: Ti vec nuk je tuj e lënë me bë punën zonja që e ka shpallë të pavlefshme.

Kurteshi: Numri cili është?

Pacolli: Po logjike, qitu nuk po shihet, ky fletëvotim është i pavlefshëm.

Shpërndaje në: