Nuk iu binden fëmijët? 8 rregullat që çdo prind duhet t’i dijë
Në situata të vështira çdo prind mund të dalë nga situata dhe sillet keq me fëmijën e tij duke i bërtitur.
Kjo gjë ndodh edhe për shkak se fëmijë të pabindur nuk dëgjojnë asgjë dhe në raste të tilla ngritja e zërit bëhet e pashmangshme.
Veçse, mendoni pak se si mund të ndihet një fëmijë të cilit i bërtet duke i thënë fjalë të papëlqyeshme?! Cikli i situatës, në këto raste, është i shkurtër; fyerje, mbrojtje, mbyllje bisede!
Së pari, duhet të dini që po i ushqeni fëmijës të njëjtin inat e agresivitet me të cilin po i flisni. Duhet të bëni ç’është e mundur t’i shmangni këto situata.
Kemi për këtë disa propozime:
– Ndihmoje të ndërgjegjësohet se është gabim
– Ndrysho mënyrën e komunikimit
– Ndrysho mënyrën me të cilën i drejtohesh kur je i nxehur, në asnjë rast nuk do të vlejë!
– Përmirëso qasjen ndaj fëmijës
– Mëso t’i thuash jo për teka të kota
– Përqendrohu vetëm te situata ku është gabuar e mos i kujto ngjarje të së shkuarës
– Mendo pozitivisht
– Përkëdhele fëmijën në rastet kur të bindet.