Nuk ishte në detyrë por oficerja qëllon për vdekje hajdutin në Brazil (Video)

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në mesditën e së shtunës në Brazil, kur një 21 vjeçar kishte tentuar grabitje në një shkollë në momentet kur po festohej Dita e Nënës.

Sipas pamjeve të publikuara një oficere e policisë jashtë detyrës ishte pjesë e festës ku vajza e saj po studionte në Suzano, njofton Klan Kosova.

Por pavarësisht jashtë detyrës së saj ajo për një moment qëllon me armë të dyshuarin i cili kishte planifikuar të futej brenda shkollës.

Banditi i cili po ashtu u përpoq të sulmonte nënat ndërroi jetë pas katër plagëve të marra nga oficerja.

Rasti raportohet se ndodhi tek Master College Ferreira në Brazil, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në: