“Nuk futem në BB VIP pa para”, Robert Berisha e thotë troç
Robert Berisha ka folur së fundmi për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP” dhe kushtet për të qenë pjesë e edicionit të dytë.
Në një intervistë të fundit dhënë për “Mirage”, artisti deklaroi se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e spektaklit të njohur nëse nuk do të paguhej.
“Në Big Brother nuk kam pasur mundësi të shkoj dhe normal që nuk do të pranoja pa pagesë, se jemi të angazhuar dhe t’i lëmë punët tona e të shkojmë në punë tjetër ata fitojnë, kështu që kish me qenë mirë shkon Roberti ia bën një lloj pagese, shkon dikush tjetër me më famë dhe më i shitur pse mos ta paguajnë pak më shumë”, tha ai.
Më tej, Roberti theksoi se nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda shtëpisë.
“Në edicionin e radhës nëse më bëjnë ftesën dhe nëse nuk e kam emisionin tim, se di. Me pagesë do të pranoja të shkoja, nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda”, shtoi ai./abcnews.al