“Nuk është punë e vogël ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë”
Prishtina siguroi çerekfinalen në Kupën e Kosovës pasi mposhti Dritën pas vazhdimeve 1:0.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga Lorik Boshnjaku në minutën e 106-të.
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës e komentoi këtë fitore duke thënë se eliminuan një nga favoritët kryesor.
“Me të vërtet fitore e madhe dhe e mundimshme. Eliminuam një nga favoritët kryesor. Respekt për këtë skuadër. Ka super ekip. Kishim iniciativën. Patëm dy raste nuk arritëm të shënojmë, pastaj erdhi goli i kapitenit që na solli fitoren” – tha ai.
Ramadani u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.
“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Treguan karakter. Nuk është punë e vogël ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë”, ka thënë Ramadani.