Nuk është mësuar me emërime të mëdha: Tottenhami e katandisë keq prezantimin e Contes

Nuk është mësuar me emërime të mëdha: Tottenhami e katandisë keq prezantimin e Contes

Tottenhami disi arriti ta katandisë keq emërimin e Antonio Contes si kryetrajner të klubit.

Fotot e tij duke mbajtur një fanellë të Spurs u publikuan në rrjetet sociale, me vetë klubin që pastaj e konfirmoi lajmin zyrtarisht në llogari, para se ta fshinte shpejtë.

Domethënë, ende pa u postuar fotoja zyrtarisht me komunikatë e gjëra të tilla, admini i faqes e kishte publikuar – me gjasë – aksidentalisht para se ta fshinte, transmeton Periskopi.

Menjëherë filluan talljet në rrjetet sociale.

Një shkroi: ”Spurs e katandisi madje edhe konfirmin e Contes, po qesh me zë.”

Një tjetër shtoi: ”Nuk më besohet që admini e katandisi konfirmimin e madh të Contes.”

Ndërkohë, një fans i frustruar iu përgjërua Contes ta shpëtonte Spurs, duke shkruar: ”Lot, e katandisëm konfirmimin. Të lutem na shpëto Antonio.”

”Vetëm Spurs mund të nënshkruajë me dikë si Conte dhe absolutisht ta shkatërrojë konfirmimin,” shkroi një tjetër fans rival. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: