Nuk është më Messi ose Ronaldo, këta janë tre yjet më të shtrenjtë në Kupën e Botës?
Kanë mbetur edhe pesë ditë nga Kupa e Botës në Katar 2022 dhe do të shohë disa nga lojtarët më të mirë në botë të përballen me njëri-tjetrin.
Shumë tifozë duan të shohin se cilët yje të rinj do të lënë përshtypjen më të madhe në Kupën e Botës, dhe yjet si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski nuk janë tre yjet më të shtrenjtë që do të garojnë këtë dimër, shkruan Periskopi.
Pra, cilët janë tre lojtarët më të vlefshëm në Katar?
Kylian Mbappe: 160 milionë euro
Në mungesë të Erling Haaland (vlerësuar 170 milionë euro), sulmuesi francez është lojtari më i shtrenjtë në Botërorin e Katarit.
Gjatë verës së kaluar, ai ishte lojtari që e kërkonte Real Madridi, prandaj vlera e tij është më e larta në Botëror me 160 milionë euro.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain synon të fitojë Kupën e Botës për të dytën herë radhazi.
Vinicius: 120 milionë euro
Sulmuesi brazilian i Real Madridit, me të cilin fitoi Champions League sezonin e kaluar, është në vendin e dytë në renditje me një vlerë prej 120 milionë euro.
Skuadra e tij e Brazilit është ndër favoritët për të ngritur trofeun në Katar, me Vinicius të etur për ta bërë këtë në atë që do të jetë përpjekja e tij e parë.
Phil Foden: 110 milionë euro
Phil Foden ka qenë në formë të shkëlqyer për Manchester City këtë sezon dhe është lidhur shumë mirë me Haaland.
Anglezi do të luajë Botërorin e tij të parë në Katar dhe vlerësohet me 110 milionë euro.
Përtej këtyre treve, ka edhe emra të tjerë të mëdhenj që do të marrin pjesë në Katar me një vlerë të lartë në treg: Thibaut Courtois (60 milionë euro), Fede Valverde (100 milionë euro), Jamal Musiala (100 milionë euro), Alphonso Davies (100 milionë euro), Trent Alexander -Arnold (70 milionë euro), Jude Bellingham (100 milionë euro) apo Pedri (100 milionë euro)./Periskopi/