Nuk është magji: 5 truke për t’u ndjerë të bukura menjëherë

Nuk është magji: 5 truke për t’u ndjerë të bukura menjëherë

ë gjithë bëjnë gabime. Të gjithë kemi nga ato ditët që ndihemi poshtë nga gjendja emocionale. Por çfarë ndodh nëse gabimi është … fytyra juaj?

Sepse, ke pirë shumë tekila një natë më parë ose thjesht jeni ngritur me “Hënë të keqe”, kush e di?

Ka 5 mënyra për t’u ndjerë një “bombë” në moment:

1.Vishni këpucët që mbani poshtë tryezës.

Pra, dhimbja juaj e brendshme do të shfaqet edhe jashtë. Shaka! Por është e mahnitshme sesi ju me të vërtetë përjetoni ndonjëherë mjerim me atletet e vjetruara ose çorapet me vrimë dhe kurrë me këpucët me takë, apo jo?

2.Bëni gjënë e kundërt me flokët tuaj.

Si p.sh. kapini lart kur ndiheni poshtë ose lëshojini nëse jeni një vajzë që rrini gjithë kohës më flokët e mbledhura bisht. Thjesht bëni diçka që nuk e bëni zakonisht dhe do të merrni komplimente.

3.Vendosni pak ruzh.

Tashmë që konturimi ka dalë në modë, mjafton të vendosësh pak ruzh dhe do t’i jepni pamjes suaj një tjetër ngjyrë.

4.Rregulloni qëndrimin tuaj.

Është një nga ato gjërat që, “nëse e beson, mund ta arrish”!

5.Bizhuteritë janë gjithmonë një ide e mirë.

Në një studim iu treguan meshkujve dy foto të duarve të femrave, njërën me unaza dhe tjetrën pa unaza dhe manikyr. Gjejeni cila prej tyre dukej më e re?

Kjo nuk lidhet me atë që mendojnë meshkujt, por në mënyrë subjektive gjërat me shkëlqim janë tërheqëse dhe gjallëruese. Vathët, sidomos, ndriçojnë fytyrën dhe shpirtin tuaj!

Shpërndaje në: