“Nuk është kohë rrëfimesh” – Beqa përballet sërish në Komision për sulmin në AKK
Sulmi fizik që dyshohet të ketë ndodhur vitin e kaluar në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK), përballi sërish drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Selajdin Beqa me deputetë, raporton EO.
Beqa tha se ngjarja nuk ka ndodhur siç është prezantuar në media dhe se po të kishte sulm, Shemsedin Elezi do të përfundonte në spital.
“Pse u bë e madhe, ka qenë një shtyrje jo rrahje, pse u kontaktuan mediat, s’po e kuptoj nëse paska qenë rrahje do duhej të ishte në spital. I këtij vendi jam, gjithçka e kam mbërri me merite, i këtij vendi jam, çfarë faji kam. Dikujt po i konvenon me i bë gjerat e vogla të mëdha”, tha Beqa, teksa insistonte që s’ka pasur përleshje.
Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, tha se “nuk është kohë rrëfimesh” por që duhet përgjigje më konkrete.
“Po insiston me u bë më i rëndësishmi, nuk je. Nëse vazhdon, e marr kompetencën më të largu prej mbledhjes”, ia kthehu Muja.
Në këtë komision, u prezantua raporti vjetor financiar për vitin 2023.
Arsim Tërnava zyrtar financiar brenda këtij autoriteti, tha se raporti përmbush të gjitha obligimet e raportimit, duke i prezantuar të dhënat vjetore brenda punës së tyre.
Por me përformancën e këtij institucioni, nuk është i kënaqur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. Tha se objektivat nuk mund të arrihen nëse nuk punohet mirë.
“Pse nuk e keni shtuar numrin e zyrtarëve profesional kur keni të tepruara mbi 80 mijë euro buxhet, a keni gjetur përkrahje nga institucionet qeveritare, gjatë viteve të fundit ka pasur rritje të lartë të çmimeve, a jeni ndihmuar te vendosni rregull në treg”, pyeti Lushtaku.
E për rritjen e çmimeve, foli vet zyrtari financiar, Arsim Tërnava.
“Sa i përket rritjes se çmimeve është një fenomen qe ndodh në tregje, krizat globale zhvillimet e ndryshme e luftërave, këto ishin disa arsye kryesore qe i kemi vërejtur në ngritjen e çështjes së importit të produkteve. Vazhdimisht ne bëjmë monitorim të tregut, filluar sipas ankuesve, e informatave qe i përdorim nga terreni. Kemi qenë mjaftueshëm aktiv në këto muaj. Në mars të vitit 2023 kemi kërkuar qe të fusim produkte bazike ne monitorim”, u shpreh ai.