“Nuk është dashur të ndodhë”: Këshilltari i jashtëm i Qeverisë kritikon letrën e Gërvallës për KiE-në

“Nuk është dashur të ndodhë”: Këshilltari i jashtëm i Qeverisë kritikon letrën e Gërvallës për KiE-në

Publicisti Veton Surroi, i cili është edhe këshilltar i jashtëm i Qeverisë së Kosovës për dialog, e ka vlerësuar si të gabuar letrën që kryediplomates Donika Gërvalla ia ka dërguar Asamblesë Parlamente të Këshillit të Evropës.

Ai ka bërë me dije se kjo letër ka qenë e gabuar në kohë dhe në përmbajtje.

Në emisioni “Konfront” të KTV-së, Surroi ka vlerësuar se letra ka pasur shkarje të mëdha.

“Letra e dërguar nga MPJ-ja mendoj se ka pasur shkarje të mëdha që nga adresimi tek kush është dërguar deri te formulimet, e deri te mënyra, koha, do të thotë ka qenë letra e gabuar në kohë të gabuar me përmbajtje të gabuar. Po them e gabuar. Nuk është dashur të ndodhë. Akt që ka ndodhur dhe tash i ka reperkusionet e veta. Ato kanë të bëjnë me perceptimin që kanë palët ndaj veprimeve që i bën Kosova. Tash duhet të merremi edhe me perceptimet për këto veprime. Ky problem nuk zhduket nga vetvetja”, ka vlerësuar Surroi.

Shpërndaje në: