Nuk është bukë e prishur, ky është efekti i bukës ngjyrë vjollce

Nuk është bukë e prishur, ky është efekti i bukës ngjyrë vjollce

E bukur përveçse e mirë! Bëhet fjalë për ‘Well-Bred’, një bukë me karakteristikë ngjyrën të cilën e merr nga përdorimi i patateve ngjyrë vjollcë.

Kjo bukë është prodhuar nga Universiteti i Pisa-s, dega e Teknologjisë Ushqimore, në bashkëpunim me disa kërkues të Biokimisë Agrare.

Buka është e pasur me antioksidantë dhe pa gluten. Well-Bred është e përshtatshme për veganët dhe për ata që vuajnë nga hipertensioni. Le të zbulojmë se cilat janë beneficet e kësaj buke me ngjyrë aspak të zakontë.

Buka është e përbërë nga tre ingredientë shumë të ushqyeshëm: brumi, pektina dhe antioksidantë natyrorë.

Vlera e lartë ushqimore dhe mbështetja ndaj ambientit, janë mes elementeve që shquhen në përbërjen e Well-Bred, emri i së cilës do të thotë ‘E rritur mirë’ dhe është gjithashtu një lojë fjalësh për termin anglez ‘Bread’ (bukë). Kjo është buka që përzien me ndërgjegje traditën me inovacionin.

Brumi është i pari: Bëhet fjalë për metodën më antike në botë të zënies së brumit dhe lejon rritjen e shijes, vlerës ushqyese dhe ruajtjes së bukës.

Përdorimi i brumit bazë, konsiston në uljen apo edhe eleminimin e kripës gjatë gatimit, duke e bërë të ngrënshme edhe për ata që vuajnë nga hipertensioni. Nga ana tjetër, vonon thartimin e saj dhe e mbron nga myku.

Antioksidantët: Ngjyra vjollcë është një tregues i rëndësishëm, pasi shumë prej antioksidantëve kanë këtë ngjyrë karakteristike dhe në këtë bukë me përbërje ngatyrale, një pjesë e miellit është zëvendësuar me një sasi ekuivalente të patateve ngjyrë vjollcë.

Bëhet fjalë saktësisht për tartuf, një varietet i patates shumë të shijshme me lëkurë dhe tul në ngjyrë vjollcë, si pasojë e antiocianinës që përmban dhe ka shijen e ngjashme me gështenjën dhe lajthinë.

Pektina: Bëhet fjalë për substanca natyrale që gjenden në lëkurën e frutit, si në rastin e agrumeve, ku mbetet lëkura e bardhë pasi keni qëruar lëkurën e trashë. Këto lëkura të vogla, duke thithur ujin, garantojnë butësi dhe ruajtje maksimale të produktit. Pektinat mund të përftohen edhe nga ushqime të tjera, si për shembull nga lëngjet e frutave, duke ulur kështu mundësinë e skartimit të produktit.

Me pak fjalë, Well-bred është një burim i vërtetë ushqimor dhe mund të përdoret edhe për produkte të tjera furre, si psh në industrinë e ëmbëlsirave: një revolucion i vërtetë që lind nga gjëra të vogla dhe është e destinuar (të paktën kështu shpresohet) se do të pushtojë botën.

Shpërndaje në: