“Nuk e prita që më shet për 3.99 euro”, Bearti reagon pas rrëfimit ‘ekskluziv’ të Teas

“Nuk e prita që më shet për 3.99 euro”, Bearti reagon pas rrëfimit ‘ekskluziv’ të Teas

Bearti ka reaguar në rrjete sociale pasi Tea ka rrëfyer arsyen e ndarjes.

Pak javë më parë doli lajmi se çifti më i përfolur i showbizit për momentin Tea dhe Bearti janë ndarë.

Lajmin e konfirmuan të dytë por që nuk deshën të bënin të ditur për publikun arsyen e ndarjes.

Tea si duket ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe ka vendosur që të tregojë arsyen e vërtetë të ndarjes në një intervistë ‘ekskluzive” për aplikacionin e “Përputhen” i cili duhet të paguhet rreth 4 euro.

Ndërsa rrëfimi i Teas sipas Beartit nuk qenka i saktë sepse ai ka reaguar menjëherë në rrjete sociale duke thënë se ditën e sotme ai do ta ‘mbroj veten’.

Bearti u shpreh se nuk do të qëndroj i heshtur ndonëse nuk i do dramat.

Shpërndaje në: