Nuk e mbrojti privatësinë e përdoruesve, dënohet Facebook

Nuk e mbrojti privatësinë e përdoruesve, dënohet Facebook

Facebook është goditur me një gjobë të madhe, për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.

Zyra e Komisionerit Informativ të Britanisë do ta detyrojë kompaninë të paguajë 500,000 funte, që lejoi njerëzit t’i vjedhin të dhënat personale të njerëzve.

“Facebook dështoi të mbrojë privatësinë e përdoruesve të tij para, gjatë dhe pas përpunimit të paligjshëm të këtyre të dhënave”, tha Elizabeth Denham, komisionere e informacionit.

“Një kompani e madhe dhe eksperte si kjo, do të duhej të vepronte më mirë”, tha ajo.

Shpërndaje në: