Nuk e ka shiritin, por Granit Xhaka është lider i vërtetë te Arsenali
Skuadra e Arsenalit para disa dite ka zyrtarizuar kapitenin e ri, Martin Odegaard, i cili ka regjistruar më shumë se 50 paraqitje me fanellën ‘topçinjë’.
Disa tifozë menduan si zgjedhje ideale, kurse të tjerët nuk janë pajtuar fare me vendimin e Mikel Artetas. Madje një mbështetës i skuadrës nga Londra, e ka përsgjedhur Granit Xhakën si ‘kapitenin pa shirit’.
Në ndeshjen e fundit të Arsenalit (miqësore) ndaj Sevillas, mesfushori shqiptar tregon lidershipin e tij duke i folur bashkëlojtarëve të tij. Ku skuadra e Arsenalit fitoi me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Emirates Cup’.
Xhaka ishte kapiten i Arsenalit në sezonet e kaluara, por pas atij problemi që kishte pasur me tifozët – atij iu heq shiriti.
Odegaard është kapiten edhe te Kombëtarja e Norvegjisë, prandaj kjo e ka bërë më të lehtë Artetan të vendos.