Nuk e bëri për 4 vjet qeverisje, Kurti mban shpresa ende: Vendet mosnjohëse do t’i afrojmë drejt njohjes së Kosovës
Kryeminsitri Albin Kurti sot ka mbledhur ministrat e tij. Kurti në fillim të mbledhjes përmendni edhe njëherë rritjen e pensioneve prej 20 përqind dhe atë për kategoritë e luftës, shkruan Periskopi.
“Të gjitha këto rritje janë bërë për pikërisht për të zbatuar programin tonë në kuptimin e frymës dhe vlerës së tij që ata që kanë më shumë nevojë të ju ndihmojmë më së shumti dhe së pari dhe gjithashtu nuk paraqet reformen pensionale që do ta bëjmë në një të ardhme të afërm në mandatin tonë të ardhshëm”, tha Kurti në fillim të mbledhjes.
Kurti foli edhe vizitën e tij në ShBA, ku tha se takoi udhëheqës të vendev që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Takuam edhe udhëheqës të shteteve mosnjohëse për t’i njohur ata sa më gjerë e më gjatë e me thellë me historinë tonë, me synimet tona demokratike për të afruar sa më shumë ato vende drejt njohjes së vendit tonë dhe vendosjes së bashkëpunimt dhe vendosjes së marrdhënjeve bilaterale”, shtoi Kurti ndër të tjera.