“Nuk dua të kem kurrë fëmijë”, blogerja shqiptare që flet për seksin dhe mban si varëse një vibrator
Blogerja Zhaklina Lekatari ndau momente nga jeta e saj profesionale dhe familjare në ABC News. Zhaklina, e cila është bërë e njohur pasi shkruan dhe flet për jetën seksuale, mban si varese nje vibrator.
Sigurisht që të jetë e profilizuar si blogerja e seksit duket se ka pasur edhe një kosto për Zhaklinën sepse sikurse ajo e tha është ende vetëm, ndoshta se nuk ka gjetur të duhurin ose s’ka të duhur ose ndoshta pasojë e jetës së saj profesionale. Një lajm më herët shkruante se Zhaku kishte 10 vjet pa të dashur, për të cilën gazetarja tha se është abuzuar me këtë rast.
“U abuzua me lajmin sepse unë kam 10 vjet pa një marrëdhënie të konsoliduar. Po sigurisht që nuk është se unë nuk kam bërë dating apo nuk kam dalë, por unë kam 10 vjet që nuk kam qenë e angazhuar në një marrëdhënie serioze. Kur ti bën dating për tre muaj me një person, unë nuk mendoj që atë tre mujor ti do ta quash lidhje”.
Jeta e saj e ndarë mes Italisë dhe Shqipërisë ishte paksa dhe me ngjyra gri, teksa tregoi se në shtetin fqinjë ishte adoptuar nga një familje italiane, por mbante kontakte me nënën biologjike pasi babanë e ka humbur kur ende ishte në moshë të vogël.
Ajo deklaroi dhe se nuk do të bëjë fëmijë.
“Unë nuk bëj fëmijë. Ia kam premtuar vetes që nuk do ia bëja kurrë fëmijës time këtë që më ndodhi mua.
Prandaj liria është e rëndësishme për mua, dhe jo ajo seksuale, por liria për të vendosur. Jo, nuk dua të bëhem me fëmijë. Nëse do ndërroj mendje kam qejf të adoptoj, dhe mendoj që është një zgjedhje shumë e mirë”.