Nuk dorëzohet Shkëmbi pavarësisht humbjes shokuese sot: Do të luftojmë deri në fund!

Nuk dorëzohet Shkëmbi pavarësisht humbjes shokuese sot: Do të luftojmë deri në fund!

Ballkani ka bërë “një vetëvrasje” në luftën për titullin kampion dhe për të dalë në Evropë.

Skuadra e Bledi Shkëmbit pësoi humbje në shtëpi nga skuadra e Arbërisë me rezultat 3-2.

Përgjegjësinë për këtë humbje sot e ka marrë vetë kryetrajneri Shkëmbi, megjithse ai ka premtuar luftë deri në fund, transmeton Periskopi.

Ai u shpreh: “Janë dy humbje kundër dy ekipeve që janë në pjesën e epërme të tabelës. Dy humbje që na rendojnë shumë, patjetër që jemi larg luftës për titullin kampion sepse janë vetëm edhe tri ndeshje. Do mundohemi t’i luftojmë të tri ndeshjet dhe shpresoj që të arrijmë në garat evropiane.

”Janë dy ndeshje që po vuajmë shume, ndoshta është gabimi im që nuk po arrijë t’i motivojë siç duhet, edhe lodhja e bën të vetën, por që nuk diskutohet. Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time”, tha Shkëmbi pas ndeshjes.

Ballkani mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, pesë më pak se lideri Prishtina dhe dy më pak se Drita që ndodhet në zonën evropiane.

Shpërndaje në: