Nuk do ta besoni kërkesën e Mino Raiolas për transferimin e Haalandit te Chelsea

Nuk do ta besoni kërkesën e Mino Raiolas për transferimin e Haalandit te Chelsea

Me Lionel Messin që iu bashkua Paris Saint-Germainit, Erling Haaland duhet të ndihet i lënë anash këtë verë.

Supertalenti i Borussia Dortmundit ishte i lidhur fuqishëm me një largim nga klubi këtë verë, por doli se nuk kishte pasur asgjë konkrete rreth këtyre spekulimeve, transmeton Periskopi.

Një prej klubeve me të cilin ai u lidh jashtëzakonisht shumë ishte Chelsea.

‘Të Kaltërit’ pastaj kthyen vëmendjen nga Romelu Lukaku dhe nuk është e vështirë të shohim pse, pas detajeve të kontratës që Haaland kërkoi nga anglezët.

Sipas gazetës prestigjioze gjermane, ‘Bild’, agjenti i lojtarit, Mino Raiola kërkoi një pagë prej 957 mijë eurove në javë!

Jo, sinqerisht.

Por nuk përfundon këtu.

Raiola kërkoi 40 milionë për vete si agjent, poashtu edhe pagë për vete për pesë vitet e ardhshme që do t’i kushtonte Chelseat 321 milionë euro.

Kjo madje para se ta konsideroni shumën prej 170 milionë eurove sa kërkonte Dortmundi për lojtarin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: