Nuk do e besoni se çfarë gjendet në një kanaçe me ushqim të konservuar
Kur flasim për ushqimet e supermarketit apo pakot me ushqimet kineze, sidomos makaronat e gatshme ( Ramen), na vjen në mëndje gjithmonë karbohidratet apo fakti që ato nuk na bëjnë mirë për shëndetin.
Por a e dini se si këto ushqime ndikojnë në trupin tuaj? Si fillim nëse ky është opsioni i vetëm që keni atëhëere do ta zgjidhni sepse është mundësia e vetme. Por nqs mund ta evitoni duhet ta bëni me patjetër. Përmbajtja e tyre është me shumë kripë dhe karbohidrate dhe asnjë vlerë tjetër ushqimore.
Ju nuk mund të dini se si ato mund ta dëmtojnë në të vërtetë rupin tuaj. Së pari, ekziston fakti se përmbajnë shumë natriumi – kjo shumë i afrohet gjysmës maksimale që duhet të hani në ditë. Kur tejkaloni sasinë e natriumit në një vakt të vetëm, trupi juaj do ta kompesojë duke pirë shumë ujë, më shumë se sa duhet.
Kjo mund të shkaktojë shtim të përkohshëm të peshës suaj, duke ju lënë ndjesinë e fryrjes dhe të lodhjes.Por, ndërkohë që mund të ndiheni të fryrë, shanset janë që ju të mos ndiheni të ngopur duke qënë se këto ushqime të paketuara nuk përmbajnë asnjë protein ose fibër, Në thelb përmbajnë kalorive boshe.