Nuk dini si të visheni për Halloween? Dëgjoni njëherë këshillat e Zodiakut!
Ende nuke e dini si të transformoheni për Halloween? Ja sugjerimet që bën horoskopi për të gjitha shenjat zodiakale!
Personat e shenjëz zodiakale të dashit duhet të zgjedhin një kostum të frymëzuar nga një superhero. Karakteri i tyre i fortë dhe kurajoz shkon shumë mirë me këto lloj personalitetesh.
Demit do t’i shkonte shumë mirë një kostum vampiri. Për disa mund të duket diçka e zakontë, por mos harroni se miqtë e Demit janë shumë të afeksionuar me traditat.
Një person i shenjës së binjakëve do të ishte shumë mirë me një kostum të Harley Quinn. Një vajzë që pikërisht ashtu si personat e binjakëve, ka një personalitet pak të ekzagjeruar dhe jashtë ‘rreshtave’.
Miqtë e Gaforres nuk mund të arratisen nga shpirti i tyre bujar dhe i ndjeshëm. Zgjidhni një personazh të Kartonave të Animuar, si për shembull ujku tek ‘Kësulkuqja’.
Personat e lindur nën shenjën e Luanit janë egocentrikë dhe nuk mund të zgjedhin më mirë se sa një kostum Rockstar! Zgjidhni të famshmin që dëshironi dhe porsosini kostumin!
Virgjëresha në racionalitetin dhe ‘çmendurinë’ e saj do ta ketë të vështirë të transformohet. Por për një herë të vetme mund të zgjedhë diçka origjinale si për shembull, një shtrigë ose një skelet.
Peshorja, me një stil jetese elegant dueht të zgjedhë një kostu të përshtatashëm. Për shembull të një politikani.
Akrepit do t’i shkonte shumë një personazh i familjes Adams për shkak të natyrës së tij manipuluese.
Shigjetari kurajoz dhe aventurier, këtë vit duhet të provojë personazhin Katniss Everdeen, protagonist e Hunger Games?
Miqtë e Bricjapit pëlqejnë klasiken kështu që këshillojmë një kostum kllouni, edhe për t’i dhënë hare mbrëmjes.
Për miqtë e Ujorit, kjo festë është një ditë speciale për të treguar origjinalitetin e tyre. Nuk keni nevojë për këshilla, mjafton të dilni nga skemat dhe masa.
Peshqit janë gjithmonë romantikë, edhe në ditën më pak romantike të vitit. Zgjidhni një kostum të famshmi si për shembull të Marilyn Monroe.