“Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin” – Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli festojnë 40 vjetorin e martesës
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë festuar plot 40 vite martesë.
Partneri me këtë rast i ka bërë një dedikim artistes së madhe përmes rrjeteve sociale.
Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për Shkurten, duke thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë kaluar edhe përplot sfida.
“Sot 40 vjet martesë një jetë bashkë. Sfidë, peripeci lufte po edhe harmoni. Përkundër të gjithave martesën tonë e ushqyem me dashuri”, ka shkruar ai në Facebook.
Behluli tutje theksoi: “Shkuan 40 vite shpejt. Po, vazhdojmë me këtë rrugë, pa ndryshime. Më mirë na bie sepse edhe nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin”.