Nuk dihet se si terroristët serbë u lanë të ikin, sot Kurti kërkon ndihmën e aleatëve që Serbia të mbajë përgjegjësi

Nuk dihet se si terroristët serbë u lanë të ikin, sot Kurti kërkon ndihmën e aleatëve që Serbia të mbajë përgjegjësi

Kryeministri Albin Kurt, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ministra të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij.

Nga aty, kryeministri Kurti tha se sakrifica e heroit nuk do të harrohet kurrë, duke shtuar se Bunjaku humbi jetën “duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Kurti tha se rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të paqes dhe sigurisë së vendit.

“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit, rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit shtetëror, në mbrojtje të rendit publik, paqes dhe sigurisë. Kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës. Numri i policëve me kadet të rinj po rritet. Morali i policisë dhe ushtrisë tonë kurrë nuk ka qenë më i lartë. Ky flijim i Afrim Bunjakut ja ka vëlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Serbia është përgjegjëse andaj duhet të jap përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë”, theksoi i pari i ekzekutivit.

Ai tutje ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtarë që Serbia të mbajë përgjegjësi.

“Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarëve…” u shpreh ai.

 

Shpërndaje në: