Nuk dëshironi të keni fëmijë? Ky është shpjegimi psikologjik

Nuk dëshironi të keni fëmijë? Ky është shpjegimi psikologjik

Femrat që nuk duan të kenë fëmijë përgjithësisht janë të ekspozuara ndaj paragjykimve. Të tjerët hamendësojnë se ata nuk arrijnë të gjejnë partnerin e përshtatshëm, nuk janë të afta për të krijuar lidhje të qëndrueshme, duan t’ju ikin përgjegjësive, janë egoiste dhe duan të jetojnë të lira dhe të pavarura…Ose thjesht nuk mund të mbajnë fëmijët.

Duke folur për këtë fenomen psikoanalistit dhe profesori i Psikologjisë Klinike në Universitetin e Bolonjës, Roberto Pani thotë se femrat të cilat nuk duan fëmijë janë shumë, sepse sipas tij, “Disa nuk rrëfejnë për veten e tyre, shumica e dëshirojnë këtë, por nuk e thonë me zë të lartë. Edhe në qoftë se përballë kanë mikun e tyre më të mirë. Për më tepër, rënia e lindjeve në Itali është e qartë. Edhe pse ajo duhet të specifikohet që mund të shkaktohet nga probleme anatomike, biologjike dhe social-ekonomike.”

Arsyet e thella

Sipas psikologut femrat që nuk duan të kenë fëmijë rriten nga nëna shumë mbrojtëse dhe shpeshherë bëhen të bezdisshme. Nënat e tyre gjithmonë presin përsosmëri nga bijat, duke iu ofruar atyre një ndjenjë të fortë të detyrës.

Atëherë ata fillojnë t’i bëjnë pyetje vetes:

-Po në qoftë se të qenit një nënë është shumë e vështirë për mua …?

-Puna e nënës është shumë e rëndë dhe e pakthyeshme (ju nuk mund të jeni e njëjtë përsëri)

Pas refuzimi për të pasur fëmijë ka dhe motive të fshehura të një lloji tjetër me të cilat marrëdhënia nënë-bijë është përballur më parë. Kjo lidhet me transformimin e trupit që do të presë fetusin.

“Kjo është pjesë që nuk mund të përmendet, por shpesh fakti që trupi nuk do të jetë i njëjtë i frikëson shumë nënat e reja. Sidomos ata që aspirojnë për përsosmëri estetike”, thotë psikologu.

Ata tremben edhe nga sëmundjet e mundshme që mund të shfaqen tek prindi dhe fetusi.

Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura ata besojnë se për femrat që nuk duan të kenë fëmijë kjo është diçka normale në epokën civile dhe është pjesë e zonës së zgjedhjes së lirë.

Risia është se, me vetëdije apo jo, janë një numër në rritje të femrave pa fëmijë, të cilat jo vetëm nuk ndjehen “të privuara nga natyra e tyre”, por në të vërtetë të jetojnë plotësinë e tyre si femra dhe përfaqësojnë një model të ri të identitetit femëror, që vendosin për jetën e tyre dhe zgjedhjet e tyre, si shembuj të mundshme të feminitetit për femrat e tjera.

Shpërndaje në: